15 Tetor, 2017

“Hyra në vitin e katërt të vjeshtës time si pranverë!” Sot Berisha feston ditëlindjen


Ish-kryeministri Sali Berisha ka sot ditëlindjen dhe mbushur 73-vjeç. Ka qenë ai vetë që kë anë të një statusi në “Facebook” shkruan:

“Miq, sot 73 vjeç! Hyra ne vitin e katert te vjeshtes time si pranvere! Mirenjohje te pakufishme per familjen time dhe te gjithe ju. Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij! sb”.

 

JETA DHE PROFILI I SALI BERISHES

Sali Berisha lindi më 15 tetor 1944 në Viçidol, (Shqipëri) aktualisht është deputet në Kuvendit të Shqipërisë.

Njihet si presidenti i parë i Shqipërisë i zgjedhur nga një parlament i zgjedhur me zgjedhje të lira demokratike në vitet 1992-1997.

Sali Berisha ishte mjek kardiolog, profesor universiteti dhe kërkues shkencor, kur hyri në politikë si udhëheqës i opozitës anti-komuniste që filloi në vitin 1989.

Në vitin 1967 ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Më vonë ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent / profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës.

Gjatë viteve 1970, Sali Berisha u dallua për punën kërkimore në fushën e kardiologjisë në Shqipëri dhe u emërua profesor kardiologjie në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1978 ai fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pas kthimit në Shqipëri, Berisha filloi një program kërkimor për hemodinamikën që tërhoqi vëmendjen e shumë kolegëve evropianë.

Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagën, me të cilin punoi për përpunimin e strategjive kërkimore shkencore “Shëndet për të gjithë”.

Studimet shkencore ndërkombëtare në kardiologji të z. Berisha ishin origjinale dhe të rëndësishme; ato u botuan në gazeta dhe revista mjekësore prestigjioze në Evropën Perëndimore.

Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al