Vetëm 6 ditë pas nisjes së Big Brother VIP Albania, dy nga banorët e shtëpisë që kishin hyr si një person i vetëm kanë vendosur të lënë në mes garën.
Bëhet fjalë për këngëtaren Gili dhe djalin e saj Redonin.
Vendimin para banorëve e komunikoi vetë Gili e cila u shpreh se djali i saj nuk po e përballon dot izolimin dhe dinamikat e lojës.
“Redoni ka dalë se nuk po mundet të përballojë izolimin dhe të gjitha dinamikat e lojës kështuqë me gjithë zemërgjerësinë e produksionit unë dua t’i bashkohem Redonit, ta lë lojën. Faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni dhënë, jam kënaq këto ditë,” u shpreh këngëtarja.
U duk se ky vendim i tyre i mërziti banorët pasi të gjithë tentuan ta ndalojnë por vendimi ishte marrë tashmë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al