14 Janar, 2021

“Hyri në tualet dhe…”- Aktorja e njohur ndërron jetë papritur në moshën 38-vjeçare


Një tjetër aktore e famshme e Hollywood-it ka humbur jetën.

jessica campbell (5)

Sipas “TMZ”, Jessica Campbell ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare. Sipas kësaj medieje, aktorja ka humbur jetën në Portland, më 29 dhjetor.

Jessica Campbell u bë e njohur nga roli që luajti në “Election” në vitin 1999.

jessica campbell (2)

E ndjera ka lënë pas djalin 10-vjeçar, Oliver, teksa njerëzit pranë saj kanë deklaruar se humbja ishte e papritur.

Lajmin e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’. Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha “TMZ” se familja e saj po pret rezultate nga “Zyra e Qarkut Multnomah” në Oregon.

jessica campbell (4)

Në një intervistë me “TMZ”, Wessling tha se Campbell, e cila u bë një mjeke naturopatike pas tërheqjes nga kinematografia dhe TV, kishte kaluar një ditë tipike para se të vdiste, duke punuar me pacientët në klinikën e saj dhe më pas kishte shkuar në shtëpi për të parë nënën dhe tezen.

jessica campbell (3)

Wessling tha se në një moment Campbell hyri në një banjë dhe nuk doli e gjallë prej andej, pasi familjarët e gjetën pa shenja jete.

jessica campbell (1)

“TMZ” deklaroi se tezja dhe ndihmësmjekët e thirrur u përpoqën ta shpëtonin por fatkeqësisht nuk ia dolën. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë qenë e infektuar me Covid-19 pasi para se të mbyllte sytë, ka thënë se i duket sikur është ftohur.

Ajo po ashtu u shfaq edhe në seri të tjera përfshirë, “Freaks and Geeks”, “The Safety of Objects”, “Junk”, etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al