Mbesa e këngëtares Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka bërë akuza të forta ndaj aktorit shqiptar Herion Mustafaraj.
Ina Simaku pretendon se Herion Mustafaraj ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku ndodhej halla e saj.
“Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës”, thotë Ina Simaku.
Sipas mbesës së këngëtares, e cila mori vëmendjen e publikut shqiptar pas videos që e tregonte atë të pastrehë në rrugët e Nju Jorkut, aktori ka gënjyer Parshqevi Simakun duke i thënë se do i gjejë të birin Lukën dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe.
Ina thotë se halla e saj është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e Herion Mustafarajt.
“Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti! Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu! Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ma besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit!Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.
Bazuar nga video që zgjat më pak se një minutë këngëtarja shfaqet e buzëqeshur teksa këndon këngë për Shqipërinë e shoqëruar nga aktori.
Mbetet për t’u parë nëse pretendimet e Ina Simakut janë të vërteta ose jo, ndërkohë që deri më tani nuk është bërë asnjë reagim nga ana e aktorit lidhur me akuzat ndaj tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al