29 Janar, 2022

Hysen Ramaj flet për herë të parë mbas ndarjes Alvisa Qarrit dhe Bashkim Saitit: Më është bërë një telefonatë nga njerëzit e..


Ish-konkurrenti i Për’puthen, Hysen Ramaj, i njohur edhe me pseudonimin ‘Bushi’, ka folur për herë të parë në lidhje me ndarjen e Alvisa Qarrit dhe Bashkim Saitit. Hysen Ramaj ka rrëfyer dhe disa të vërteta që sipas tij zbulojnë mashtrimet që i janë bërë në emisionin e ‘Për’puthen’ .I ftuar në ‘Glamour Zone’, Hyseni iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve duke treguar kështu versionin e tij.

I pyetur rreth ndarjes që ndodhi disa ditë më parë mes çiftit, Hyseni ka treguar se ‘është ndjerë shumë mirë që e vërteta ka dalë në fund dhe se për të ky është një kapitull i mbyllur tashmë’.

“Disa gjëra kuptohen nuk është nevoja të flasësh, por që më vjen mirë që në fund të paktën nuk vonoi shumë. Më bëhet qejfi që doli e vërteta në shesh, mua nuk më intereson asgjë, kapitull i mbyllur. Dhe ata që më akuzuan dhe ndoshta me të drejtë se çdo njeri gjykon në mënyrën e tij por që të paktën nga ky veprim zbuluan kush është mashtruesi apo gënjeshtari”.

Ish-konkurrenti ka rrëfyer se para se te ndodhte ndarja e Alvisa Qarrit dhe Bashkim Saitit, ai ka marrë një telefonatë nga familjarët e djalit nga Kosova dhe se i kanë kërkuar mendim.

“Një detaj i vogël është që më është marrë dhe mua një mendim përpara se të ndodhte çfarë ka ndodhur, më është bërë një telefonatë nga njerëzit e afërt të djalit (Bashkimit)”, thekson ai.

Hysen Ramaj është akuzuar nga produksioni dhe Alvisa Qarri se e ka shantazhuar dhe ka përdorur dhunë ndaj ish-konkurrentes, por ai i hodhi poshtë këto pretendime, duke treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Mashtrimi i parë është tek prezantuesja e emisionit, e cila ka thënë që në telefonin e vajzës në fjalë ka ardhur një mesazh dhe një video dhe bashkë me të gjithashtu: ‘Hiq dorë nga program ose këto mesazhe do të publikohen’! Gjoja ia kam dërguar unë vajzës, por kjo nuk është aspak e vërtete sepse nëse do të kishte ndodhur do të ishte publikuar. Mashtrimi i dytë është që në prezantimin tim kur unë kam hyrë ne emision kanë thënë që Hyseni ka kaluar disa faza audicionesh gjë që nuk është e vërtete sepse më ka marrë vetë autorja e programit sepse dinte për historinë që kam pasur me vajzën dhe kjo ishte në interesin e saj, gjithashtu më kanë detyruar të gënjej që kam bërë audicione. Mashtrimi tek dhuna është e inskenuar nga autorja sepse dhe ne gjatë lidhjes nuk e kemi diskutuar ndonjëherë pjesën e dhunës me njëri-tjetrin dhe jo më të ndodhi dhe për t’i mbajtur personazhet në program i ka thënë të përdori fjalën ‘dhunë’ që të dalë nga situata dhe jo tek e vërteta”, ka thënë ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al