Trey Songz është paditur së fundmi nga një grua e cila pretendon se këngëtari e ka përdhunuar në një festë të vitit 2016, duke e lënë atë me lëndime aq “brutale” saqë i është dashur të kërkojë kujdes mjekësor.
Padia, e cila u ngrit këtë të martë, është e pesta q kundrejt këngëtarit për sjellje të pahijshme seksuale dhe e treta e ngritur nga ekipi i këshilltarit ligjor të George Vrabeck dhe Ariel Mitchell.
Viktima, e cila përshkruhet si “Jane Doe”, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim. Në dëshminë e saj thuhet se ajo ka pasur një marrëdhënie me këngëtarin, “herë pas here” seksuale, por sipas saj gjërat morën një kthesë tjetër më 24 mars 2016, kur ajo pretendon se Songz e përdhunoi.
Dyshohet se pas kësaj, viktima kishte të nevojshëm edhe kujdesin mjekësor të cilën e mori menjëherë pas incidentit, i cili sipas saj ndodhi në West Hills, Kaliforni. Ndër të tjera në dëshminë e saj ajo e cilëson këngëtarin si një “përdhunues të egër”, duke shtuar se “bëriti nga dhimbja” dhe i lutej atij të ndalonte.
Paditësja rrëfeu se u largua nga shtëpia menjëherë pas sulmit dhe shoferi i saj Uber e dërgoi atë në një spital aty pranë pasi ajo ishte “në ankth”.
Në padi thuhet se viktima mbërriti në “Njësinë e Kujdesit Emergjent të Qendrës Mjekësore Providence Joseph”, mesnatën e 25 marsit dhe se mjekët i thanë asaj se kishte “çarje të rënda anale që mund të kërkonte operacion” si rezultat i sulmit.
Viktima deklaroi se ishte në shok dhe se kishte frikë për jetën e saj, për këtë arsy nuk e ka bërë më parë denincimin, por nga ana tjetër avokati i Song i ka mohuar të gjitha akuzat.
“Nuk është e vështirë të shihet se çfarë po ndodh këtu dhe është turp për viktimat e vërteta të sulmeve seksuale. Pretendimet në këtë ankesë janë të rreme. Trey mezi pret që faktet të transmetohen plotësisht”, deklaroi ai
Gjithashtu një tjetër burim i afërt me këngëtarin i tha “TMZ” se akuzat janë totalisht të rreme.
“Akuzat në këtë ankesë janë të rreme. Trey mezi pret që faktet të transmetohen plotësisht. Më parë sot, avokati që hartoi këtë padi u akuzua në mënyrë të besueshme se po përpiqej të paguante një grua për të akuzuar në mënyrë të rreme Trey. Disa orë më vonë, i njëjti avokat e ka paraqitur këtë padi në emër të një klienti anonim. Nuk është e vështirë të shihet se çfarë po ndodh këtu dhe është turp për viktimat e vërteta të sulmeve seksuale”, shprehu ai.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al