Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, e ka treguar publikisht se ka bërë ndërhyrje në hundë dhe në buzë, gjatë kohës që ishte prezente në emisionin e dashurisë.
Ditën e djeshme, ajo vendosi të zhvillojë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, të cilët i bënë pyetje nga më të ndryshmet.
Një fanse i shkroi Anës “A i bëre përsëri buzët? Nëse po një foto të lutem”.
Kauri vendosi që të realizojë një video për t’i kthyer përgjigje ndjekëses, duke treguar se buzët i ka njëlloj, pasi shkroi: “Jo, nuk i kam prekur më buzët, thjesht më ka ikur filleri (mbushësi)”.
Ish-konkurrentja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ditën e parë kur hyri në programin e dashurisë për shkak të fizikut seksi. Ana doli me disa djem nëpër takime, por në fund u fokusua tek Rinian Leka me të cilin kërkoi të dilte edhe nga “Për’puthen”.
Por për shkak se më parë kishte thënë se nuk tërhiqet fizikisht dhe emocionalisht nga Riniani, ish-konkurrenti zgjodhi që të mos e pranonte propozimin e Kaurit për të dalë çift bashkë.
Disa muaj pas daljes nga programi, Ana zbuloi se ka nisur një lidhej të re me një djalë të panjohur për publikun, identitetin e të cilit nuk dëshiron ta bëjë publik.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al