Si një romancë telenovelash është ajo e Fjorentinë sdhe Olsi Klosi, çifti që spikati në “Big Brother”.
U lidhën, u ndanë, u lidhën prapë, e tani sërish janë ndarë. Pak ditë më parë Fjorentina publikoi një status të gjatë ku shprehte zhgënjimin që kishte përjetuar, e këto fjalë të bëjnë të mendosh që ajo po i referohej Olsit, edhe pse vetë Fjori nuk kishte përmendur emra.
Megjithatë, një postim i fundit nga Olsi duket se e vërtetoi se ish-e dashura e tij ia kishte dedikuar pikërisht atij ato fjalë.
Por as ai nuk e ka lënë me aq, pasi ka publikuar një foto, ku mimika e tij thotë të gjitha… Gjithashtu ai ka shkruar se është e kotë të merret me “këto lloj zdromsash që nuk dinë as vetë se çfarë funksioni kanë në jetë”.
Por vërtetë për njëri-tjetrin e kanë gjithë këtë “mllef”?!