2 Qershor, 2022

I bëri dedikim publik Mbretëreshës për Jubileun Platinium, fansat tallen me David Beckham për këtë arsye


David Beckham është vënë në ‘shënjestër” nga fansat që po tallen me të pasi bëri një urim për Mbretëreshën lidhur me fundjavën jubilare. Shumë persona janë tallur duke shkruar se ai ishte ende duke u përpjekur për titullin e tij prej ‘kalorësi’. Një titull kalorësi është një titull që i jepet dikujt për arritjet e tij ose shërbimin ndaj vendit të tij. Një burrë të cilit i është dhënë titulli kalorës mund të vendosë “Zotëri” përpara emrit të tij.

Ish-futbollistit, i cili ishte në garë për titullin në vitin 2014 kur u akuzua nga ‘Autoriteti i Taksave dhe Pagesave’ në Britani për mosdeklarim pasurie, thuhet se më në fund i është dhënë drita jeshile pasi rezultoi pa probleme.

Dhe pas lajmit, fansat e Davidit bënë shaka se ai po i bën qejfin Mbretëreshës duke ndarë një urim madhështor për mbretërimin e saj 70-vjeçar në një postim në Instagram. David ndau një seri fotografish në faqen e tij, duke përfshirë një të tijën me Mbretëreshën në ‘Çmimet e Liderëve të Rinj’ në vitin 2016.

Ai postoi gjithashtu fotografi të Mbretëreshës nga momente të ndryshme të jetës së saj dhe shkroi: “Sot, ne festojmë Jubileun Platinum të Mbretëreshës sonë. 70 vjet shërbim dhe udhëheqje frymëzuese e vendit tonë. Le të mblidhemi dhe të përkujtojmë mbretërimin e saj të jashtëzakonshëm me një festë të madhe britanike ditët e ardhshme.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Shumë e morën postimin e Davidit si një mundësi për të bërë batuta me pronarin e ‘Inter Miami’, “Ende pas atij titullit të Kalorësit?”/ “Ajo nuk do të të dekorojë si kalorës, shoku…”/ “Nuk do të marrësh titullin kalorës, thjesht hidhe pas këtë gjë.” janë disa nga komentet

 

The Sun pretendoi vitin e kaluar se Davidi është nominuar zyrtarisht dhe është vendosur në listën zyrtare të rekomandimeve në qershor. Përfshirja e Davidit në një skemë të supozuar të shmangies së taksave i kishte prishur shpresat. Ish-futbollisti ishte një nga dhjetëra personazhet e pasur të famshëm që investuan në skemën e diskutueshme Ingenious Media për të financuar filma dhe për të zvogëluar detyrimin tatimor personal të investitorëve. HMRC e etiketoi skemën një mjet për shmangien e taksave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al