Vanda Nara shpesh herë bëhet protagoniste me fotot “hot” ose deklaratat e saj në studiot televizive, teksa janë të shumtë fansat që e përgëzojnë për guximin e saj.
Kësaj herë, Vanda ka vendosur të kapet me kritikët të cilët i kishin censuruar një foto në rrjetin social “Instagram”, duke u kushtuar një postim ku shprehej mjaft e irrituar.
Ajo shkruan se gratë janë ziliqare dhe se është viti 2021 dhe jo 1810 ku një njeri nuk ka të drejtë të pozojë më këmishë ose bikini.
Postimi i Vanda Narës:
“Kjo foto ishte censuruar. Arsyet nuk i di… kush ishte? Të njëjtët që luftojnë për të drejtat, lirinë dhe barazinë e grave. Jemi në 2021 ose 1810 .. të veshësh bikini me këmishë është censurë??.. Më pëlqejnë gratë me trup spektakolar dhe shumë herë i përgëzoj privatisht apo publikisht. Zilia mes grave është një nga gjërat më të shëmtuara që ne vetë mund t’i bëjmë vetes … Le të fillojmë të respektojmë njëra-tjetrën në mënyrë që të respektojmë njëra-tjetrën”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al