8 Qershor, 2018

I “çmendur” pas Gjermanisë, tifozi 70-vjeçar niset drejt Rusisë me traktor (FOTO)


Një 70-vjeçar, tifoz i kombëtares së Gjermanisë është nisur drejt Rusisë me traktor, me shpresën se mund të arrijë në destinacion në kohë.

Ai është Hubert Wirth, i cili është i “çmendur” pas Gjermanisë. Mediat e huaja shkruajnë se 70-vjeçari u nis drejt Rusisë me traktor dhe me një shtëpizë të vogël me rrota.

Gjermani tani ndodhet në Bjellorusi dhe i duhet të përshkruajë edhe 1000 kilometra të tjerë deri sa të arrijë në Moskë.

Ndërkohë kujtojmë se Kupa e Botës fillon më 14 qershor, ndaj i moshuari duhet ta shkelë më tepër gazin.

Gjithashtu parashikohet që rreth 1.5 milionë turistë do të vizitojnë Rusinë gjatë këtij botërori.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al