Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj 19 vite më i ri, Keith Groeneveld, janë shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë edhe me postimet në rrjete sociale.
Së fundmi, futbollisti afrikan ka realizuar një intervistë të shkurtër me “Prive”, në të cilën i është përgjigjur shpejt disa pyetjeve për veten dhe për marrëdhënien që ka me aktoren.
I pyetur se kur do të martohen bashkë, Keith, emri artistik i të cilit është Kido, tha: “Vetëm Zoti e di!”.
Pak kohë më parë, ai i komentoi të dashurës së tij në një nga fotot që ajo kishte postuar në Instagram me një unazë, duke e propozuar për martesë dhe përgjigja e Adrianës ishte: “PO”. Kjo ngriti dyshime të shumta se dyshja mund të jenë duke planifikuar martesën.
Keith tha se tre gjërat që e luturojnë më shumë janë Zoti, Adriana dhe familja e tij.
Për të, lidhja e dashurisë me artisten shqiptare është e dyta nga marrëdhëniet serioze që ka pasur në jetë.
Tani që Adriana u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës, kurioziteti është nëse çifti do të zhvendosen në kosovë. Keith tha se kjo varet vetëm nga Adriana.
Që një marrëdhënie të funksionojë, të dy partnerët duhet të japin e të marrin, por Keith e pranoi se ndonëse sakrifikojnë të dy për marrëdhënien që kanë ndërtuar, Adriana është ajo që sakrifikon më shumë.
I pyetur se cili është më xheloz, futbollisti tha:
“I besojmë njëri-tjetrit shumë. Lidhja jonë e dashurisë nuk ka vend për xhelozi”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al