Rastet kur ata janë fotografuar bashkë në publik janë shumë të rralla, pasi kanë zgjedhur që të qëndrojnë larg syrit të publikut, edhe pse tashmë kanë shumë vite bashkë.
Rozana Radi dhe Shpëtimi nuk kanë preferuar kurrë që të dalin bashkë në publik apo të flasin për dashurinë e tyre, e deri tani ia kanë dalë, megjithëse paparaci i ”Panorama” ka mundur t’i fotografojë bashkë.
Por edhe pse bashkë nuk kanë dalë ndonjëherë në ekran, Shpëtimi ka zgjedhur që i vetëm të provojë “fatin” në emisionin “100 milion” në Top Channel.
I shoqëruar nga një mik, ai ka luajtur për të fituar këto para, por nuk ia ka dalë pasi është skualifikuar që në pyetjen e dytë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al