3 Shkurt, 2021

I dashuri i Rita Orës reagon për herë të parë pas zërave se janë në krizë dhe zbulon se…


I dashuri i Rita Orës, Romain Gavras, ka konfirmuar se janë ende bashkë, duke hedhur poshtë thashethemet se çifti është në krizë, shkruan “Daily Mail”.

rita ora (3)

Këngëtarja 30-vjeçare dhe regjisori francez, 39 vjeç, janë bashkë për më shumë se gjashtë muaj, por javën e kaluar në rrjet qarkulloi lajmi se për shkak të pandemisë, ata mund të ishin ndarë.

rita ora (1)

Romain i tha “Mail Online” se janë ende shumë të afërt, pavarësisht se Rita ishte “në anën tjetër të botës”, në Australi, aty ku shkoi për shkak të “The Voice”.

rita ora (7)

Duke folur nga shtëpia e tij në Londër të hënën, Romain tha: “Rita dhe unë jemi shumë të afërt. Ajo është një person i mrekullueshëm”.

Më pas ai ka kryqëzuar krahët si të ishte duke përqafuar këngëtaren dhe ka shtuar: “Ne jemi kështu. Jemi shumë të afërt”.

rita ora (6)

Aktualisht, Rita është karantinuar për 14 ditë në Australi, pas zhurmës që shkaktoi për thyerjen e rregullave të Covid-19 dy herë.

rita ora

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al