27 Nëntor, 2017

I dashuri i vajzës u arrestua për trafik kokaine, mamaja e Violës flet për momente të vështira


Këto mund të themi se janë ditët më të vështira për familjen Spiro, pasi vajza e tyre Viola, moderatorja e njohur ka qene në qendër të vëmendjes qoftë nga mediat vendase edhe në ato italiane. I dashuri i saj u arrestua para pak ditësh në Itali si i përfshirë në një rrjet të madh të trafikimit të kokainës. Vetë Viola nuk ka bërë ende asnjë prononcim për këtë ngjarje, por ajo që ka reaguar për të dytën herë është mamaja e saj. Në një postim në rrjetin social Facebook Brunilda Spiro shpreh mirënjohjen për miqtë të cilët po e mbështetin në këto momente të vështira.

Statusi i plotë:

“Per ju miq qe me mbeshtetet, per ju te panjohur qe me shkruani ketu apo ne posten personale, duke me ofruar nga koha dhe shpirti juaj, qetesi dhe kurajo. Miqte e vertete ne dite te veshtira duken, ndersa lajkataret fshihen, ju me kthyhet buzeqeshjen.

Zoti ju dhente shendet dhe dashuri!

Une do ju jap dhe shpirtin, nese nje dite keni nevoje!”

Një ditë më parë, mamaja e Violës iu hakërrue gazetarëve për lajmet e publikuara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al