21 Dhjetor, 2017

I dashuri iu arrestua për trafik droge në Itali, Viola Spiro merr këtë vendim për fansat e saj


Viola Spiro u përfol shumë kohët e fundit për shkak se i dashuri i saj u arrestua si kreu i një bande shumë të rrezikshme trafiku droge nga Shqipëria me synim tregun italian dhe atë europian. Së fundmi ajo ka postuar një fotografi në një vend ku bie borë.

Mesa duket Viola ndodhet me pushime larg Tiranës, në momente relaksi dhe çtensionimi, të njëjtin mesazh që na ka dhënë kohët e fundit, duke mos komentuar asnjë fjalë mbi ish të fejuarin. Por sigurisht ajo s’mund të jetë larguar për shumë gjatë, pasi e presin angazhimet me emisionin që ajo moderon. Por ndërsa vëzhguan profilin e saj në Instagram na bëri përshtypje që ajo nuk i lejonte më komentet e fansave në fotografitë e saj. E çuditshme pasi më përpara nuk ka qenë kështu. Mos ndoshta Viola ka marr komente të pakëndshme që e kanë detyruar të marr këtë vendim?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al