9 Mars, 2022

I dha fund lidhjes me Andin? Melisa shpërthen në Instagram: Veç unë dhe ti e dimë sa shumë nuk kam folur


Melisa Lleshi dhe Andi Shehu janë ndër çiftet që bënë bujë në “Për’puthen” sezonin e kaluar. Së fundmi lidhja e tyre u konsolidua por duket se ata i kanë dhënë fund romancës. Ose të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy statusesh në Instagram.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” -ka shkruar ajo duke i bërë të gjithë të mendojnë se e ka me Andin.

Kjo pasi Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më atë në Instagram. Vlen të theksohet se një situatë e tillë mes tyre ndodhi edhe vitin që lamë pas por pas pak orësh ata treguan se kanë komunikuar dhe zgjedhur problemet.

Çifti prej kohësh kishin nisur bashkëjetesën dhe kishin filluar planet për të ardhmen e tyre. Gjatë një interviste në “N’fermë”, para disa javësh, ata treguan se kanë blerë një pronë për të ndërtuar vilën e tyre dhe planifikojnë të martohen se shpejti, megjithatë Andi ende nuk ia ka bërë propozimin për martesë të dashurës së tij. Melisa u shpreh se dëshiron të bëhet nënë, por së pari duhet të përmbushin disa qëllime.

Se çfarë do ndodhë mes tyre mbetet për tu parë: Do rikthehen sërish apo kjo është një ndarje përfundimtare?

andi shehu melisa lleshi (2)

melisa lleshi andi shehu (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al