Aktori i serialeve turke, Can Yaman, po përflitet për një romancë të re me aktoren izraelite, Moran Atias. Dyshja u shfaqën bashkë në tapetin e kuq në festivalin e filmit në Venecia duke ngritur dyshimet se aktori i ka dhënë fund lidhjes me moderatoren italiane, Diletta Leotta.
Sipas “Italy 24 news”, Can dhe Moran dukeshin shumë të afërt dhe kimia mes tyre mund të dallohej qartë. Për më tepër, aktori u kap “mat” gjatë disa momenteve duke e parë plot admirim Moran, prandaj flirtimi mes tyre i ka bërë të gjithë të dyshojnë se janë çift. Atias, e cila është nëntë vite më e madhe se Yaman, nuk e refuzoi flirtimin nga ana e aktorit.
Burime pranë aktorit thonë se Can dhe Diletta ende mund t’i rregullojnë problemet mes tyre.
“Marrëdhënia e Can dhe Diletta-s është serioze. Ka dashuri të vërtetë. Dhe edhe nëse ka pasur disa keqkuptime dhe tani ata janë larg, historia e tyre nuk mund të përfundojë kështu”,- është shprehur më herët një burim pranë dyshes.
Pas udhëtimit të përbashkët të Can Yaman dhe Diletta Leotta në Turqi, ku prezantuesja u takua me familjen e tij, të dy nuk u shfaqën më kurrë bashkë. Për më tepër, Can nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së Diletta-s, një mungesë që shkaktoi shumë zhurmë në rrjet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al