7 Mars, 2022

I dhanë fund fejesës, por çifti i njohur i showbizit ende po takohen/Çfarë po ndodh mes tyre?


Shaile Woodley dhe Aaron Rodgers ndonëse i dhanë fund fejesës së tyre, ende po takohen më njëri-tjetrin.

Një burim tha për “ET” së dyshja janë fotografuar nga paparacët në një ceremony dasme e cila u oraganizua në plazhin e Rosewood Miramar Montecito, Kaliforni.

Woodley shihej teksa e përkëdhletë me dashuri Rodgers dhe u tregua shumë e afërt me të.

“Gjatë orës së koktejit ajo e përkëdheli me dashuri ndërsa ishte ulur dhe ai po qëndronte pranë saj dhe e vendosi dorën rreth qafës së saj,” i tha një dëshmitar okular ET, për Rodgers dhe Ëoodley. “Rrugës, dyshja po ecnin krah për krah ndërsa po shkonin drejt sallës së kërcimit.”

Dyshja është parë gjithashtu edhe duke bërë blerje në dyqanin ushqimor të zonës së Los Anxhelosit.

Një burim i tha ET në atë kohë, se Rodgers po e bën Ëoodley-n “një prioritet”.

Shailene dhe Aaron u ndanë pasi të dy kaluan shumë kohë larg njëri-tjetrit”, tha burimi. “Aaron i kishte thënë Shailene se do të bënte më shumë përpjekje në marrëdhënie dhe do ta bënte atë një prioritet. Të dy kanë kaluar më shumë kohë së bashku kohët e fundit dhe do të shohin se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Ju rikujtojmë se dyshja e ndërprenë fejesën e tyre gjatë muajt që lamë pas,një vit pasi njoftuan se do të martoheshin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al