Disa muaj më parë u raportua se këngëtarja Rozana Radi dhe oficeri i Policisë, Shpëtim Karakushi, mund t’i kenë dhënë fund romancës së tyre 10-vjeçare.
Dyshimet nisën kur aktorja filloi të shfaqte trishtimin që ndjente me anë të postimeve në rrjete sociale. Më pas, ajo deklaroi gjatë emisionit “Boom” se tashmë është single.
Mirëpo ditën e djeshme, artistja ka ngritur dyshimet se është rikthyer me partnerin e saj. Rozana zhvilloi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram.
Dikush e pyeti moderatoren “Me kë i kalove pushimet në Mykonos?”. Rozana iu përgjigj “Me shokun e dhomës prej dhjetë vitesh”, duke ngritur dyshime se bëhet fjalë pikërisht për Shpëtimin.
Më pas, një tjetër ndjekëse e pyeti “Kush është shoku i dhomës?”. Radi shkroi “Është i zënë, kot ta them”. Krahas përgjigjes ajo publikoi një foto në të cilën shihet pranë një mashkulli, të cilit ia ka mbuluar fytyrën me anë të pyetjes së ndjekëses.
Muaj më parë, Rozana publikoi një foto të familjes së saj, ku mungonte i fejuari dhe u shpreh se për sa kohë do t’i ketë në krahë, asgjë tjetër s’do t’i mungojë në jetë.
“Kjo është familja ime! Sa të kem Zotin para dhe familjen, s’do më mungojë asgjë tjetër në jetë!”, shkroi ajo krahas imazhit.
Aktorja zyrtarizoi lidhjen me Shpëtim Karakushin në muajin gusht të vitit 2018. Verën e vitit të kaluar, në një intervistë në “Instastory” me fansat e saj, Rozana jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, por tha se dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al