Fero dhe Arbenita Ismajli kanë ngritur dyshimet e para se i kanë dhënë fund martesës së tyre! Dyshja u bënë prindër për herë të parë në muajin prill të këtij viti, kur mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.
Mirëpo, ndjekësit e Ismajlit dhe Feros kanë vënë re se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke ngritur dyshimet se gjërat mes tyre nuk po shkojnë mirë.
Gjithashtu, Arbenita publikoi një thënie në Instastory, ku shkruhej: “Xhelozia vjen në formën e shakave, thjesht kushtojini vëmendje“, duke i bërë të gjithë të mendojnë se shkaku i krizës në marrëdhënien e tyre është bërë xhelozia.
Gjatë një interviste të dhënë gjatë kohës që modelja ishte në pritje të ëmbël, reperi dhe Ismajli deklaruan se i duan shumë fëmijët dhe se dëshirojnë të bëjnë një skuadër futbolli.
Gjithashtu, këngëtari zbuloi se Arbenita bëhet më shumë xheloze për të. Dyshja u martuan në fshehtësi me një ceremoni të vogël gjatë kohës që modelja ishte shtatzënë.
Ishte vetë Arbenita ajo që e ndau lajmin me të gjithë kur ndau në llogarinë e saj ën Instagram disa foto të shkrepura në makinë, ku shfaqej e veshur me një fustan të ngushtë të kuq, që i tregonte edhe barkun e rrumbullakosur.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al