6 Prill, 2022

I dhanë fund romancës se tyre/ Pas deklaratave të forta që bënë për njëri-tjetrin, ish e dashura e Don Xhonit reagon sërish


Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey i kanë dhënë fund romancës së tyre. Çifti e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet postimeve në llogaritë e tyre personale në Instagram ku nuk kanë munguar as deklaratat e forta për njëri-tjetrin.

Kur gjithçka dukej se ishte mbyllur përfundimisht, Ariana ka postuar sërish në rrjetet sociale një deklaratë duke zbuluar arsyen e ndarjes . Sipas modeles ndarja e tyre erdhi pasi ata janë të ndryshe nga njëri-tjetri dhe për këtë arsye ata nuk mundën të vazhdonin dot më gjatë.

“Edhe njëherë po ju them se unë apo ai… nuk jemi të këqij. Ne u ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, një këngëtar i mirë, shokë, vëlla, djalë.. Por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk mundëm ta vazhdonim më gjatë”-ka shkruajtur modelja.

Rikujtojmë se pas deklaratës së Don Xhonit i cili e “këshilloi” modelen të mos luante viktimën erdhi menjëherë reagimi i kësaj të fundit e cila u shpreh se “maska e djalit të mirë do të dalë përsëri” duke lënë të nënkuptohej se kengëtari nuk është ashtu siç duket.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al