7 Tetor, 2024

I doli gjo*si teksa moderonte! Fjoralba Ponari rrëfen momentin e sikletshëm: Ngjitëset e fustanit nuk u bindën


Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari, së fundmi ka folur rreth një situate të sikletshme që i ka ndodhur gjatë një episodi të “Portokalli”.

Teksa ka biseduar me ndjekësit e saj me anë të “ask me questions” një fans i ka përmendur momentin kur Fjoralbës i ka dalë gjoksi teksa ngjitëset e fustanit nuk kishin funksionuar.

Sa kam qeshur me komentin tënd për dorën në zemër, dole nga situata ë dreq,” shkruan ndjekësi.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, ka treguar Fjoralba ndër të qeshura.

Në videon e publikuar moderatorja shihet e sikletosur gjatë situatës teksa mban fustanin e saj me duar për të mos u hapur më shume . Ndërkohë moderatori tjetër Salsano Rrapi duket se e ka kuptuar skenën dhe ka nisur ta ngacmojë në mënyrë humoristike.

Gjatë incidentit, Fjoralba u shpreh: Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

Kjo fjali e saj u prit me të qeshura nga publiku në sallë shoqëruar dhe me duartrokitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al