Olsi Bylyku ka folur së fundmi rreth karrierës së tij gati 6-vjeçare dhe lëvizjes në tre emisione humori deri më tani.
I ftuar në“Ora News”, ai ka zbuluar se ka pasur një ofertë shumë të mirë nga emisioni i ri i humorit “Kosherja”, por nuk ka pranuar.
Arsyen ai e ka treguar, duke thënë se ishte vetëm për shkak të stabilitetit të tij artistik.
“Po, më ka ardhur një ofertë. Por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin tim artistik. Për pesë vjet karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione.
Sigurisht që më ofruan një pagesë shumë të mirë, plus është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Besin dhe gjithë aktorët e Kosheres. Por ky refuzim u bë vetëm për stabilitetin tim artistik.
Për mendimin tim, në pesë vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht. Kështu që mendova që do mbaroj një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse ndoshta do të jem gjithmonë në ‘Klanifornia’.
Por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë që ne jemi kthyer si futbollistët. Një skuadër që jep më shumë (para), të blen. Unë kam pasur ofertë edhe nga ‘Portokallia’, por sapo kisha shkuar në ‘Klan’ dhe lëvizja ishte e pamundur”, – tha Olsi.
Aktori shtoi se oferta nga “Portokallia” sigurisht që kishte qenë e majme, por për shkak të stabilitetit artistik, nuk e pranoi.
Olsi foli edhe për një skenë të sikletshme që e ka realizuar me Albano Bogdon në filmin “Falcon”.
”E kisha harru… Ajo skena është bërë nja gjashtë herë. Gjashtë herë në buzë me Albanon! Kur u bë e shtata, fillova duke e parë një herë. Bano thash, avash-avash. Se Albano s’e kishte problem, mezi priste skenën. O vëlla thash, me terezi.
E bukura është se bëmë gjashtë dubla dhe morën dublën e parë. I kam mbajt buzët mbyll, i thash më puth baby kiss. Ai nuk ndalonte, unë ja bëja me sy ik. Imagjino çfarë do më kishte bërë nëse do të merrte 100 euro, se puthja u bë për 50 euro”, u shpreh ai.
Gazetari e pyeti më tej nëse kishte pasur ndonjë grimcë homoseksualiteti gjatë puthjes dhe Olsi iu përgjigj menjëherë: “Jo!”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al