10 Dhjetor, 2024

I fokusur tek karriera dhe fëmijët! Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, a po mendon Ben Affleck për një romancë tjetër? Ja çfarë zbulojnë burimet


“Pasi u nda nga Jennifer Lopez, Ben Affleck po shijon beqarinë dhe nuk po mendon për një lidhje tjetër” ka thënë një burim për Page Six.

52 vjeçari është fokusuar në shumë projekte për të cilat është duke punuar, zbuloi ndër të tjera burimi.

“Beni nuk është i interesuar të krijojë një lidhje tjetër tani. Divorci i Benit nga Jennifer as nuk është finalizuar, por edhe sikur të ishte, takimi nuk është ajo që ai ka në mendje.”

Lopez paraqiti kërkesën për divorc nga aktori në përvjetorin e dytë të martesës më 17 korrik 2022.

Sipas burimit, “Beni po e shfrytëzon këtë kohë për t’u fokusuar tek vetja, fëmijët dhe karriera e tij”.

Siç është raportuar më parë nga Page Six, prodhimi i thrillerit të ardhshëm të krimit të Affleck dhe Matt Damon, RIP, është “ngrirë” mes divorcit të aktorit.

“Me divorcin e Benit dhe gjithçka që po ndodh në jetën e tij personale, prodhimi i filmit është ngadalësuar dhe nuk ka një datë të publikimit në këtë moment. Ata janë ende duke punuar në projekt, por nuk ka një afat të caktuar,” shtoi burimi.

Affleck ka përfituar shumë nga koha e tij e lirë së fundmi. Ai është parë pranë ish-bashkëshortes, Jennifer Garner dhe tre fëmijëve të tyre. Ata kaluan së bashku Ditën e Falënderimeve ndërsa u bashkuan me Midnight Mission gjatë ditës për të ndihmuar në shpërndarjen ushqimit të 2,000 njerëzve të pastrehë në qendër të Los Anxhelosit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al