8 Dhjetor, 2017

I ftohti i dimrit në këndvështrimin psikologjik, si ndikon në trurin e njeriut


Të ftohtit, sipas psikologëve, përveçse na shkakton disa vështirësi në jetën e përditshme, gjithashtu ka një ndikim edhe në trurin e njeriut.

Mund të duket absurde ideja se mendimet dhe zgjedhjet ndikohen nga temperatura e ambientit, por le të kujtojmë se, truri ynë është një organ. Për këtë arsye, si të gjitha organet e tjera të trupit, ai ka nevojë për energji për të funksionuar. Glukoza, një burim energjie, përdoret nga truri për të marrë vendime, formuluar ato, të sistemojë përgjigjet emocionale dhe të zgjidhë problemet. Por ky burim i energjisë mendore dhe fizike, për fat të keq, nuk është një burim pafund. Dhe kur ky burim kyç shpenzohet për rregullimin e temperaturës trupore, të gjitha funksionet e tjera ndikohen.

Le të kuptojmë se çfarë ndodh: kur temperatura jashtë është shumë e lartë (gjatë verës) glukoza lejon ftohjen e trupit duke shmangur të nxehtin, ndërsa kur temperatura është jashtëzakonisht e ulët (gjatë dimrit) trupi përdor energji për të shmangur hipoterminë. Këto dy procese të balancimit të temperaturës, nuk kanë të njëjtën vlerë: për t`u ftohur trupi kërkon më shumë energji se sa kur është e nevojshme të ngrohet. Studimet duket se e konfirmojnë këtë hipotezë, sipas të cilës, truri punon më mirë në dimër, ose në temperatura të ulëta, për shkak se organizmi pas rregullimit termik ka më shumë energji për proceset mendore.Megjithatë nuk është një proces i ngurtë. Të kujtojmë që njerëzit përshtaten lehtësisht me ambientin dhe klimën sipas ndryshimeve të temperaturave, dhe pas një kohe të shkurtër, japin performancën ekuivalente si përgjatë të nxehtit të madh të verës, ashtu dhe atij të ftohtë në dimër. Dallimi është lehtësisht i dukshëm, kur ju kaloni nga nxehtësia e zyrave, banesave, qendrave tregtare në mjedisin e ftohtë të jashtëm, më shumë se sa nga ndryshime graduale stinore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al