Hyrja e ish-bashkëshortit të Drenusha Latifit në shtëpinë e Big Brother Vip, nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e ndjekësve dhe jo vetëm, pasi vetë banorja ka treguar se ish-partneri e ka dhunuar fizikisht.
Mirëpo gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit ajo është shprehur se Atillas nuk përbën më rrezik për të, thjesht do të donte një kërkim falje nga ai për të kalauarën e tyre.
“Prania e tij këtu nuk më ngjall aspak frikë, pasi e di që Big Brother ka kontroll të plotë dhe nuk toleron asgjë të dëmshme. Po ashtu, unë vet si Drenushë ndihem plotësisht e qetë, pa u ndjerë e kërcënuar apo e ngarkuar psikologjikisht,” u shpreh Drenusha.
Ndër të tjera ajo shtoi se hyrjen e ish-bashkëshortit në BBV e sheh dhe si një mundësi pajtimi pasi e sheh të rendësishëm për raportin që ata e kanë për fëmijët.
“Kam parë një pikë shprese për një kërkim falje që kam pritur dhe që do të ishte e rëndësishme për raportin me fëmijët tanë. Absolutisht asgjë më shumë,” theksoi ajo.
Fundi i martesës
Drenusha Latifi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Suedi, i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Atilla Kartesh rreth dy vite më parë.
Ish-Miss Kosova dhe biznesmeni i njohur Atill vendosën që ti ndajnë rrugët duke u divorcuar, por në atë kohë asnjë nuk reagoi pas lajmeve.
Kujtojmë që dyshja nga lidhja e tyre disa vjeçare kanë sjellë në jetë dy fëmijë. Ndërkohë në një intervistë pak muaj më parë, ajo deklaroi se arsyeja e vendimit për t’u divorcuar ishte dhuna fizike që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj.
Ajo tregoi se pas dhunës së ushtruar vendosi të bëhej e pavarur ekonomikisht dhe kur arriti që të krijonte të ardhurat e saj i dha fund martesës.
Drenusha Latifi: I kam dhënë fund një martese 10-vjeçare dhe u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë. Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike, po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku.
Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë.
Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi ndërtuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al