11 Tetor, 2017

I hodhi librin në kosh, Hilary dhe Bill Clinton kanë dy muaj që s’flasin?


Burime për gazetën amerikane ‘New York Post’ bëjnë me dije se ish çifti presidencial Klinton është duke përjetuar një moment krize mes tyre. Hilary dhe Bill  kanë pasur një debat shumë të ashpër, për shkak të librit të ish kandidates për presidente në zgjedhjet e vitit të kaluar.

Burime shumë pranë bashkëshortëve Bill dhe Hilary Klinton konfirmojnë për një zënkë të ashpër mes tyre, e cila ka bërë që ish presidenti dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit të mos flasin më me njeri tjetrin prej kohësh. Arsyeja ka qenë titulli i librit të ardhshëm të Hillary Clinton “Çfarë ndodhi”. Hilary nuk i ka pritur aspak mirë kritikat e bashkëshortit, dhe miq të çiftit kanë konfirmuar për gazetarët se Hilary ka refuzuar të lexojë shënimet dhe kritikat e Bill për librin. Gjithnjë sipas miqve të çiftit, Bill dhe Hillary nuk flasin më prej dy muajsh.

Përse nisi konflikti?

“Para se Hillary t’ia dërgonte dorëshkrimin botuesit të saj, ajo ia dha Billit për të lexuar dhe ai bëri ndryshime të mëdha me një laps të kuq”,- tha një mik i ngushtë i familjes Clinton. Por ajo nuk pranoi as të lexojë korrigjimet e tij dhe ai u zemërua aq shumë saqë e hodhi tërë dorëshkrimin në mbeturina. Ai i tha se libri mund të krijonte një profil dhe perceptim publik të gabuar, atë të një gruaje të hutuar, të zemëruar dhe se ato ishin cilësitë e dobëta që nuk duhet t’i ketë një person që aspiron të jetë një udhëheqëse botërore”,

 

Ai e urrente titullin, sepse duke e quajtur atë” Çfarë ndodhi ” vetëm do t’i thoshte njerëzve: Kam humbur. “Ai e nxiti atë të shtyjë datën e publikimit dhe ta rishkruajë librin, por ajo bërtiti dhe tha: ‘Libri është përfunduar dhe kështu do të publikohet. ”, -tha burimi. Burimi: New York Post,  Përshtati:Panorama

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al