Nje shqiptar, qe jeton prej vitesh jashte vendit, ka ndare me miqte e tij nje ngjarje qe i ndodhi ne Tirane, kur teksa ndodhej te Pazari i Ri i humbet portofoli.
Mesazhi qe jep dhe falenderimi qe ben ia vlen te lexohet:
“FB më pyet se çfarë mendoj sot…ok. Sot dua të falenderoj një person që deri dje nuk e njihja.Para 10 ditësh në Tiranë te pazari i ri humbëm portofolin me lekë,karta krediti dhe kartë identiteti…në mbrëmje na erdhi në FB një mesazh nga personi që e kishte gjetur.Na kërkoi falje që e kishte hapur për të gjetur emrin dhe na e dorëzoi të pa prekur,shenjë e qartë qytetare se ky vend bëhet. Tashmë ne kemi një mik të ri në Tiranë.Faleminderit Ilir Kafazi”, shkruan ai ne faqen e tij ne FB.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al