Filloreta Raçi e njohur me emrin e saj artistik si Fifi duket e pandarë nga i dashuri i saj Adis Patushi. Këngëtarja ndan shpesh foto me të dashurin e saj edhe në rrjetet sociale, zbulon momente të ndryshme të marrëdhënies së tyre.
Këngëtarja ka ndarë së fundmi në rrjetin social Tik-Tok një video teksa po ushtrohej në palestër. Por ajo që ka marrë vëmendje është veprimi i partnerit të saj, i cili afrohet dhe i gjuan në të pasme.
“Kjo është mënyra se si partneri im më jep kurajo”- shkruan Fifi krahas videos.
Videoja ka marrë menjëherë shumë komente nga ndjekësit e këngëtares, ku komplimentonin çiftin për raportin e tyre, por nuk kanë munguar as komentet negative.
“Sa e shëmtuar, s’kisha guxuar kurrë të të prek ty.”, “Mbeturina të të tjerëve të dy. Ordinera”– janë disa nga komentet e lëna nga ndjekësit, ndërkohë këngëtarja ka vendosur të mos iu përgjigjet.
Fifi postoi më herët në Instagramin e saj një foto së bashku me Adis Pautshin, bëri edhe një shkrim. Ajo tregoi që “zihet, zemërohet dhe thyen rregullat” me Adisin, por në fund shtoi: “ne e duam njëri-tjetrin.”
“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin ? t’du”- shkruan këngëtarja.
Prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë. Kohët e fundit ata kanë nxitur zëra se mund të jenë në pritje të një fëmije.
Ishte Fifi ajo që postoi një foto në Instagram me Adisi duke shkruar “Babi”. Nga ana tjetër, Patushi ka ripostuar foton duke e shoqëruar me të njëjtën emoji si Fifi dhe mbishkrimin “Mami”. Këto epitete që dyshja i kanë vënë njëri-tjetrit kanë ndezur dyshimet se çifi mund të jenë në pritje të një fëmije, megjithatë asnjëri nuk ka reaguar.
Emri i Adisit nuk është i panjohur për mediat shqiptare pasi vite më parë, ai u shfaq në krah të Adrola Dushit dhe dy të rinjtë u bënë prindër të një djali. Shpejt martesa e tyre mbaroi, teksa modelja vendosi të largohej për në SHBA bashkë me djalin e tyre, Troi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al