20 Nëntor, 2019

“I kam ndërruar edhe pelenat, çdo baba e bën…”, aktori shqiptar flet për marrëdhënien me të bijën


Aktori i njohur Ledion Zoi ka qenë i ftuar sot në emisionin ‘Rreze Dielli” ku ndër të tjera ka folur edhe për vajzën e tij dhe marrëdhënien që ka me të. Ai u shpreh se pas ardhjes në jetë të Rakelë atij i ka ndryshuar jeta.

“Është një ndjesi shumë e bukur. Emri i saj Rakelë, ka qenë bashkim emrash, më pëlqejnë emrat autoritarë. Botën e shoh në një këndvështrim tjetër, kam një përgjegjësi të dyfishtë, duhet të kujdesem për të. I ka ngjarë babait. Ka marrë goxha nga unë, megjithatë është një miksim shumë i bukur i të dyve”, u shpreh Ledioni.

Aktori tregoi gjithashtu se kujdeset shumë për të bijën dhe i ndërron asaj edhe pelenat.

“Ia kam ndërruar pelenat. Kjo nuk është tabu, çdo baba e bën”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al