Debati i ashpër mes dy aktorëve Egla Ceno dhe Julian Dedës brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP 3’, ka marrë vëmendjen e të gjithëve ditët e fundit për shkak të fjalorit të papërshtatshëm.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe aktorja Monika Lubonja përmes një story në rrjetin social Instagram, ku thekson se i vjen keq që të dy aktorët po sjellin këtë model. Gjithashtu ajo shton se është Egla ajo që po e tepron me ofendimet ndaj Julit.
“Më vjen keq për aktorët që sjellin këtë model. Egla sa ke ardhur vetëm e ke ofenduar Julin. Idiot, majmun, pijanec, brekët…Po tani pse je ofenduar këtë se kuptoj unë? Uaaa o zot o zot është lojë po se përballon dot dil .”– u shpreh Monika Lubonja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al