Ministri për tregtinë ndërkombëtare do të hetohet me urdhër të kryeministres Britanike Theresa May për akuzat e shantazhit seksual ndaj sekretares së tij.
Mark Garnier, ministër për tregtinë ndërkombëtare, i kërkoi sekretares së tij Caroline Edmondson të blinte dy vibratorë dhe gjithashtu ju referua asaj në mënyrë seksuale, shkruan BBC.uk. Vete Garnnier i tha gazetës se komenti ishte pjesë e një bisede argëtuese lidhur me një program televiziv dhe se kërkesa drejtuar gruas ishte thjesht një shaka. Por sekretarja i mohoi pretendimet e zyrtarit të lartë. Ministri i Shëndetësisë Jeremy Hunt tha të dielën se Kryeministrja May i kishte kërkuar autoriteteve të zbulojnë nëse Garnier ka shkelur kodin e sjelljes së ministrave.
“Nëse do të rezultojë i vërtetë, incidenti është totalisht i papranueshëm. Autoritetet do të hetojnë nëse ka pasur shkelje të kodin ministral. Prindërit e atyre studentëve që shpresojnë të gjejnë një punë në Westminster duhet të kenë besim se ata nuk do të bëhen shënjestër të sjelljeve të tilla”, tha Jeremy Hun, ministër i Shëndetësisë.
Raportimet për sjellje të papërshtatshme në politikën britanike e në industri të tjera, vërshuan pas lumit të akuzave kundër producentit hollivudian Harvey Ëeinstein.
Top Channel
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al