20 Qershor, 2022

“I lamë të marrin frymë”/ Fjoralba Ponari ironizon konkurrentët e ‘Portokalli’ dhe tregon nëse do jetë pjesë e ‘Big Brother VIP 2’


Fjoralba Ponari nuk ka ngurruar që me humor të ironizojë konkurrentët e show-t të humorit ‘Portokalli’. Por, thuhet se shakaja është gjysma e të vërtetës dhe ndjekësit kanë gjetur nota të vërteta edhe në deklaratën e prezantueses.

Ajo ka realizuar një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram duke iu dhënë mundësinë ta pyesin rreth çështjeve të ndryshme. Mes të tjerash dikush e ka pyetur se “Pse u mbyll kaq herët Portokallia?”.  

Kësaj pyetjeje Fjoralba i është përgjigjur duke shkruar: “Që të marrë çik fryma konkurrenca. Bëj shaka, sezoni që fillon në mars gjithmonë fund maji/qershori ka mbaruar”.

Në një postim tjetër, Fjoralba shkruan se e ka marrë shumë malli për spektaklin dhe energjinë që merr nga “Portokallia” e publiku. “Më ka marrë malli shumë për kastin, për energjinë e spektaklit dhe mbi të gjitha për mbi të gjitha për dashurinë e madhe që marrin nga publiku.”– shkruan ajo.

Përveç ‘Portokallisë’ pyetje ka patur edhe rreth pjesëmarrjes së mundshme të saj në ‘Big Brother VIP’. Diçka që ajo e ka mohuar duke thënë se: “Jo, shumë e angazhuar dhe aktive në të përditshmen time”. Formati pritet të nisë me edicionin e dytë në muajin dhjetor e deri tani nuk dihet ende se kush do jetë pjesë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al