1 Qershor, 2021

“I lash roje te shkolla që të…”- Bes Kallaku rrëfen fillimet e historisë së dashurisë me Xhensila Myrtezajn


Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ndonëse kanë katër vite të martuar, e njohin njëri-tjetrin që kur ishin adoleshentë.

bes kallaku xhensila myrtezaj (3)

Bes Kallaku ka treguar gjatë një interviste për “Top Albania Radio”, se e ka parë për herë të parë këngëtaren në rrugë duke ecur me nënën e saj. Ai ka qenë me makinë, ju është afruar dhe i ka folur nënës së Xhensilës.

bes kallaku xhensila myrtezaj (7)

Nuk e di çfarë e ke këtë vajzë, por ta ruajttë Zoti!”,- ishte fjalia që aktori i njohur i humorit i kishte thënë vjehrrës së tij vite më parë, kur Xhensila ishte rreth 16 vjeç.

bes kallaku xhensila myrtezaj (4)

Këngëtari tha se për të ka qenë dashuri me shikim të parë. Ai e njihte Xhensilën në atë kohë, për shkak të pjesëmarrjes së saj tek “Ethet e së premtes”, ndërkohë që edhe ai njihej për rolin e tij si Gjini i “Portokallisë”.

bes kallaku xhensila myrtezaj (2)

Xhensila në atë kohë ndiqte “Liceun Artistik”. Moderatori tha se u përpoq t’i gjente numrin e kontaktit Xhensilës, por pasi e arriti këtë gjë, në telefon iu përgjigj sërish nëna e këngëtares dhe ai nuk pati guximin t’i fliste, prandaj i mbylli telefonin.

xhensila myrtezaj bes kallaku (4)

Për të marrë më shumë informacione rreth dashurisë së tij, Besi rrëfeu se i kishte lënë një “roje” që e ndiqte kur hynte dhe kur dilte nga Liceu, për të mësuar të gjitha lëvizjet e saj.

xhensila myrtezaj bes kallaku (1)

Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë. Ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”,- tha ai.

bes kallaku xhensila myrtezaj (3)

Ndonëse kanë shumë vite bashkë, Besi tha se edhe ata si gjithë të tjerët kanë momente kur debatojnë, apokalojnë “kriza” në marrëdhënien e tyre.

xhensila myrtezaj bes kallaku (8)

“Si çdo çift tjetër, edhe ne kemi pasur kriza, edhe ne zihemi. Si çdo çift tjetër, në gjithë botën. Por, rrënjët janë aq të forta sa çdo stuhi, shi, borë, breshër në çdo stinë, situatë e kanë bërë këtë lidhje kaq të fortë!”,- u shpreh aktori.

bes kallaku xhensila myrtezaj (1)

Dyshja janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Ajka.

bes kallaku xhensila myrtezaj (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al