Mëria mes Maksi Lopez dhe Mauro Ikardit duket se është lënë pas krahëve. Sulmuesi i Interit dhe ai i Udinezes kanë festuar së bashku 7 vjetorin e djalit, Çoki, që Vanda ka me Lopezin.
Bashkëshortja e Ikardit kishte organizuar një festë me rastin e ditëlindjes së djalit ku nuk munguan as 2 sulmuesit. 31-vjeçaria nuk ka ngurruar të bëjë publike fotot nga festa, duke pozuar edhe në krahë të ish-bashkëshortit.
Si për ironi të fatit, ditën e nesërme, Ikardi dhe Maksi Lopez do të jenë përballë njëri-tjetrit në sfidën që do të zhvillohet në “San Siro” mes Interit dhe Udinezes. Ngelet për t’u parë si do të jenë sjelljet e tyre në fushën e lojës, pasi kujtojmë që në sfidat e mëparshme bomberat nuk i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit në momentin e takimit në fillim të ndeshjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al