6 Nëntor, 2017

I ngriti gishtin e mesëm Donal Trump-it, gruan në Amerikë e gjen gjëma


Një foto rreth Donald Trump , ku shihej imazhi i një gruaje që i ngre gishtin e mesit presidentit amerikan u përhap me shpejtësi në internet pak kohë më parë. Ndërsa një eskorte makinash ku ndodhej presidenti Donald Trump ishte duke kaluar, gruaja ‘i përshëndet’ me gishtin e mesëm ndërsa gjendej sipër  një  biçiklete.Një akt i vërtetë guximi duket në plan të parë, por që nuk ka përfunduar pa dënim.

Juli Briskman, 50 vjeçe, është pushuar nga puna. Akima LLC, një firmë kontraktore e qeverisë amerikane, nuk ishte edhe aq e lumtur për fotografinë e punonjëses së saj dhe e pushoi me motivacionin e shkeljes se etikës pasi e kishte përdorur fotografinë si foto profili në Facebook dhe Twitter.

Juli, nënë e dy fëmijëve, tha që kur kaluan makinat asaj nisi t’i ziente gjaku, duke menduar që përfituesit e programit për emigrantët minorenë, po dëboheshin, Presidenti kishte tërhequr reklamat për regjistrimet në programin e ndihmës shëndetësore Obamacare, vetëm një e treta e Puerto Rico-s ka energji elektrike, ndërsa ai ndoshta po shkonte të luante golf.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al