Aktori Justin Baldon, ka qenë në qendër të vëmendjes 24 orët e fundit, pasi kolegia e tij me të cilën ka luajtur në filmin “End With Us” e paditi për ngacmim seksual.
Padia përfshin një sërë akuzash për sjelljen e Bladonit në xhirime, e ndërsa avokatët e tij i mohojnë duke i quajtur “akuza të rreme”.
Mesa duket ky fundvit nuk do të jetë i mirë për aktorin pasi zhvillime të ndryshme lidhur me të po pasojnë njëra-tjetrën.
Nga ana tjetër e kaluara e aktorit 40-vjeçar i cili ka pasur një varësi ndaj pornografisë po rikthehet në qendër të vëmendjes.
Vetë Baldoni ka folur hapur për këtë çështje në të kaluarën, duke e cilësuar marrëdhënien e tij me pornografinë si “të pashëndetshme” dhe duke analizuar efektin që ka pasur në jetën e tij.
Ekspertët tashmë po analizojnë në shtypin e huaj, se varësia ndaj pornografisë nuk është e lidhur drejtpërdrejt me ngacmimet seksuale, por në disa raste mund të ndikojë në qëndrimin e një personi ndaj marrëdhënieve ndërpersonale dhe seksualitetit. Varësia e tij ndaj pornografisë, megjithatë, përshkruhet gjerësisht në ankesën e Lively.
Sido që të jetë, agjencitë më të mëdha të lajmeve të huaja bëjnë një punë të madhe nga e kaluara e Baldonit, pasi tema “shet shumë”.
Rrëfimi për pornografinë
Baldoni e trajtoi për herë të parë këtë çështje në vitin 2021 kur ishte i ftuar në podkastin “A Life of Greatness” të Sarah Greenburg. Gjatë diskutimit, ai tregoi aspekte të historisë së tij personale, duke treguar se ra në kontakt me pornografinë në një moshë shumë të re.
“Unë u njoha me pornografinë kur isha dhjetë vjeç, shumë përpara se të kuptoja se si ndihesha për ndonjë gjë”, tha ai në atë kohë. “Ne i seksualizojmë gjërat kaq shumë, dhe kjo është arsyeja pse ato bëhen interesante. Është si të thuash ‘O Zot, gjinjtë! Dhe më pas kur futen në punë hormonet, bëhet edhe më intensive”.
Aktori shpjegoi se pornografia u bë një mekanizëm shpëtimi për të kur ai ndihej i rënduar emocionalisht. “Kur ndihesha vetëm, i braktisur ose i lënduar, gjeja strehë te pornografia. Ishte një goditje e dopaminës edhe pse nuk e dija në atë kohë”, kishte vënë në dukje ai, duke shtuar se që në moshë të re ishte trajnuar për t’u përballur me stresin emocional përmes kësaj kënaqësie momentale.
Në të njëjtën intervistë, ai theksoi se nuk kishte qenë kurrë i përfshirë me alkool apo drogë, por pranoi se pornografia ishte një mënyrë ” e pashëndetshme ” për t’u marrë me stresin dhe vetminë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al