24 Shkurt, 2018

I ofendoi padashje, Vesa Luma detyrohet të kërkojë falje: Herë tjetër do jem më e kujdesshme


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma, ka bërë publike një postim në Instastory, duke bërë humor me ndjekësit e saj, dhe pa menduar se ajo foto mund të sillte reagime të forta.

Vesa kishte shpërndarë një thënie: Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë!

Duket se këngëtarja nuk ka pasur aspak për qëllim ofendimin e askujt, por pak më vonë, nga reagimet që ka marrë, ka kërkuar falje për atë postim “racist”.

“Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka që ishte shpërndarë në rrjetet sociale e që unë e postova në Insta Story. Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe (në fakt është gjëja e fundit që kisha bërë). Tjetër herë do të kujdesem më shumë në postimet e mia.”, ka shkruar ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al