20 Maj, 2024

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së “Big Brother VIP”! Ja për kë konkurrente bëhet fjalë


Moderatori Meriton Mjekiqi i ka kërkuar ndjesë publike ish-banores së “BBV” Rike Roçit për debatin e bujshëm mes tyre.

Disa muaj më parë miqëisia e tyre u kris në shtëpi, pasi gjatë debatit modelja i është drejtuar moderatorit duke i thënë “ti s’je burrë”, ky i fundit ka hequr rripin e pantallonave para saj për t’i treguar “burrërinë”, duke bërë që banorja të shpërthejë në lot.

Megjithëse para daljes së Rikes nga shtëpia Meritoni i ka kërkuar falje për çdo gjë të padrejtë që i ka bërë në kuadër të lojës, por duke u ndier sërish në faj, mbrëmjen e djeshme ai i ka kërkuar përsëri falje ish-banores për situatën e ndodhur mes tyre.

“Me Romeon kemi folur me njëri-tjetrin, i kam kërkuar falje.  Rikes i kam kërkuar falje dhe të gjithëve që kam pasur probleme iu kam kërkuar falje. Rikes i kërkoj sërish falje për situatën që ka ndodhur mes nesh”- tha Meritoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al