12 Mars, 2024

“I poshtër”/ Romeo s’përmbahet dhe shpërthen ndaj Julit: Grua e ligë, kush je ti që më bën analizën mua? Çfarë ndodhi mes konkurrentëve të “BBV”


Aktori i humorit Romeo Veshaj dhe Julian Deda janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “BBVIP”.

Teksa banori po sqarohej me ish të dashurën e tij, Heidi Baçi, Juli ka ndëyrë duke komentuar dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak konkurrentit.

Sipas këtij të fundit, aktori ndërhyn vetëm që ta lëndojë atë, ndonëse Juli u shpreh se përsa kohë janë në Big Brother kanë të drejtë të ndërhyjë në çdo situate.

 

Pjesë nga debati:

Juli: Unë jam në shtëpi dhe marr pjesë ku të dua dhe si të dua unë. Tani ti nëse s’e kupton këtë gjë…

Romeo: Mund të më cenosh dhe familjen, patjetër mo

Juli: Unë familjen nuk ta cenoj dhe të kam kërkuar ndjesë për atë. Të kam kërkuar ndjesë apo jo

Juli: Ore njeri edhe njëherë, për sa kohë, Big Brother më ka dhënë të drejtën të jetoj në këtë shtëpi me ty…ta shpjegoj pse merrem, me ty dhe më atë, jeni apo nuk jeni të lidhur

Juli: Je dorën pa atë, është e vërteta. Këtu përdoremi të gjithë me njëri-tjetrin.

Romeo: Nuk më pëlqen. Je përdorues i poshtër. Ti nuk respekton asnjë njeri

Juli: Unë kam heshtur përsa kohë keni qenë bashkë, përsa kohë jeni ndarë, unë do flas se jeni tek e tek

Romeo: Po të më vinte e njëjta situatë, nuk do të bëja të njëjtën gjë

Juli: A do të shtirem, do flas për kë të dua, si të dua dhe si më vjen më mirë. Të drejtat e mia i di unë.

Juli: Do ta gjykojë publiku. Ti ke tre javë që zgjidhe problemin tënd. Ti e kë vënë në siklet atë, ia ke futur këmbët në një këpucë

Romeo: Kush je ti që më bën analizën mua. Je burrë i poshtër. Pse ma dredh

Juli: S’po ta dredh, po ta them ballazi. Problemi jot u sheshua sot. Të mbrojti përballë meje. Po ik o Romeo.

Romeo: Pse ndërhyn mo plak, më vret

Juli: Të vret se është e vërtetë

Romeo: Je i lig. Pse bën si grua e ligë. Unë them më vret, ti..

Romeo: Si e ke kujtuar lojën ti, sigurisht që do merremi. Po ta them ballazi. Nëse do të cosh përpara një lidhje pa u marr njeri, dilni jashtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al