Klea Huta dhe Elgit Doda kanë qenë kryefjala e mediave sociale 24 orët e fundit pasi producenti i propozi për martesë aktores dhe këngëtares.
Moderatorja dhe kompozitori janë dhe prindër të një djali i cili ditën e djeshme ka festuar 2 vjetorin e tij dhe në këtë ditë kaq të veçantë për çiftin Elgiti duket se kishte menduar për një surprizë edhe më të bukur për Klean.
Në festën e ditëlindjes, këngëtari i ka propozuar për martesë partneres së tij përpara të gjithë të ftuarve dhe këtë gjë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale. Gjatë propozimit Klea ka mbetur pa fjalë dhe teksa të gjithë po prisnin përgjigjen e saj ajo i tha Elgitit “Të dua” duke e pranuar kështu propozimin për martesë.
View this post on Instagram
Ajo për të cilën ishin kurioze të gjitha vajzat ishte unaza. Dhe Klea nuk ka vonuar ta zbulojë. Ajo ka ndarë një foto ditën e sotme në Instastory të unazës që prtneri i ka dhuruar duke shkruar: “Do flasim edhe për këtë.”
Unaza është tipike fejese me një gur të bardhë. Duke njohur tipin e Kleas, Elgiti ka zgjedhur një unazë të thjesht, jo ekstravagante, por tejet elegante.
Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para dy vitesh teksa i surprizuan fansat me disa postime në rrjetet sociale ku ndanë imazhe të dasmës së tyre në Marok.