24 Maj, 2022

I riu që sulmoi Dave Chappelle pranon se u frymëzua nga shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock në ‘Oscars’


I riu i arrestuar për sulmin ndaj Dave Chappelle pretendon se ai u frymëzua nga shuplaka e Will Smith ndaj Chris Rock në ‘Oscar’ .

Isaiah Lee, 23 vjeç, ka folur me “The New York Post” teksa ndodhet në paraburgim. “Kjo nuk është e drejtë ajo që tha [Chris Rock] për gruan e tij, duke e quajtur GI Jane,” tha Lee, duke iu referuar një batute që ish-ylli i “SNL” bëri në lidhje me rënien e flokëve të Pinkett Smith nga alopecia, për të cilën Smith ka thënë se ishte ajo që e nxiti atë të ngjitej në skenë dhe të godiste Rock. Lee tha se Smith ishte duke mbrojtur gruan e tij kur ajo po tallej para gjithë botës dhe kjo e frymëzoi atë të sulmonte në skenë Chappelle gjatë shfaqjes së 3 majit “Netflix is ​​a Joke” pasi ai u tall me LGBTQ dhe të pastrehët.

“Doja që ai të dinte që herën tjetër duhet të konsideronte ndikimin e materialit të tij te njerëz,” pohoi Lee. “Doja që Dave Chappelle dhe njerëzit të dinin se këto janë gjëra për të cilat duhet të jeni më të ndjeshëm dhe të mos bëni shaka.” Ai tha se qëllimi i tij ishte të ngrihej për atë në të cilën ai besonte – i frymëzuar nga ylli i “Fresh Prince of Bel Air”.

Gjatë një interviste të shtunën, Lee tha se ai është një i mbijetuar i abuzimit seksual, i cili më parë ishte marrë me të pastrehët dhe ishte ofenduar nga shakatë e yllit të “Chappelle Show”. Por të hënën, ai pranoi se sulmi ishte gjithashtu pjesërisht i nxitur nga një përpjekje për të ngritur profilin e tij publik si një yll i ri i repit, i cili njohet me emrin skenik “NoName_Trapper”. “Unë nuk do të gënjej… ishte pak ndjekje e ndikimit,” tha Lee për vendimin e tij për tu ngjitur në skenë. “Në Hollywood, ju e dini se ata thonë se nuk ka publicitet të keq. Unë bëj rap për këto gjëra në muzikën time dhe e dija se do të tërhiqte vëmendjen.”

Sa i përket natës kur ndodhi sulmit, ai pretendoi se dy superyje të tjerë – Busta Rhymes dhe Jamie Foxx – “e hodhën” atë në prapaskenë menjëherë pas sulmit dhe i tërhoqën flokët dhe e shkelmuan. “Ata po më goditnin ngado dhe në brinjë dhe më thanë: ‘A je budalla, fëmijë? Pse dreqin e bëre këtë?”, kujtoi Lee. “Nuk mund të thoja asgjë. Vazhduan të më gjuanin me shkelma. Për disa ditë e kisha të vështirë të merrja frymë. Në një moment, dikush më pështyu, por nuk e di se kush.”

Menjëherë pasi Lee sulmoi Chappelle, Foxx ishte një nga njerëzit e parë që u hodh në skenë për të ndihmuar dhe komediani më vonë falënderoi fituesin e Oskarit për ndihmën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al