Një djalë i ka shkruar psikologes të “The Sun” se ka tradhtuar të fejuarën e tij dy ditë pasi i kishte propozuar. Ai shprehet se e do çmendurisht, por gjithashtu nuk e ndalon veten që të shkoj me femra të tjera.
Ja letra që i shkruan psikologes:
Nuk kam patur asnjëherë më parë një lidhje kaq të fortë si me të fejuarën time, dhe e di se do e humbas nëse më zbulon. Por vazhdoj ta tradhtoj.
Prindërit e mi u ndanë kur unë isha 11 vjeç pasi babai tradhtonte gjithmonë mamin. Kjo e fundit u lidh me një burrë tjetër pas dy vitesh. Ai e keqtrajtonte, por nëna ime i jepte të gjithë vëmendjen atij e mua më injoronte.
E urreja atë! Për këtë arsye, në moshën 16-vjeçare ika nga shtëpia për të jetuar me ca djem. Që atëherë e kisha vëmendjen e femrave. Kam patur lidhja të shumta, por asnjëherë diçka speciale.
Kam njohur të fejuarën time dy vite më parë e jemi bashkë që atëherë. Ajo është 24 vjeçe, ndërsa unë 25. Jetojmë bashkë. Nuk kam qenë kurrë kaq i lumtur.
Javën që kaloi ishte ditëlindja e saj kur i propozova për martesë. Ajo pranoi menjëherë dhe i betova vetes se nuk do ta tradhtoja asnjëherë më.
Por më pas dola me shokët në një klub nate dhe u bashkuam me një grup vajzash. Njëra nga ato flirtoi me mua dhe i bleva asaj disa pije. Ajo ishte 21 vjeçe.
Kaluam mbrëmjen bashkë dhe vendosëm që të shkonim në shtëpitë tona me taksi. Kur shkuan te shtëpia e saj, ajo më ftoi. E dija se çfarë do të ndodhte, por unë sërish pranova.
U ndjeva tmerrësisht keq dhe kam frikë të humbas të fejuarën time. Dua që të ndaloj së tradhtuari, por nuk e ndihmoj veten time.
Përgjigja e psikologes:
Ti mund ta ndalosh veten, por fillimisht duhet të kuptosh se për çfarë e bën një veprim të tillë. Je rritur në një ambient ku nuk ke marrë shembullin e një lidhjeje të bukur dashurie, si dhe je ndjerë i refuzuar nga nëna. E kjo ta bën të vështirë që t’i besosh një gruaje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al