19 Maj, 2024

“I shoh ‘kokë më kokë’, por do fitojë…”/ Pas eleminimit, Françeska Murati “zbulon” fituesin e “Big Brother VIP”!


Modelja Françeska Murati u eleminua nga shtëpia e “BBV” mbrëmjen e djeshme, duke përfunduar kështu rrugëtimin për të fituar çmimin e madh.

Pas daljes nga shtëpia, modelja në studio u vu përballë disa pyetjeve nga moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Françeska tha se është shumë e lumtur që ka arritur të kapë gjysmëfinalen, duke treguar se ky ishte qëllimi i saj.

“Kush mendon se e fiton ‘Big Brotherin’”?, e pyeti Arbri, ndërsa modelja u shpreh se në finale shikon dy aktorët, Egla Cenon dhe Julian Dedën “kokë më kokë” me njëri-tjetrin në finale, duke shtuar se ajo dëshirë ka që ta fitojë ky i fundit.

 

Pjesë nga intervista:

Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. U falenderoj ju që na keni ndenjur sipër kokës.

Unë në këtë rrugëtim nuk kam pritur të shkoja kaq larg, unë maksimumi do haja prillin dhe do dilja.

Ledioni: Gazi, çfarë halli ke Gazi?

Gazi: Doja t’i thoja Françeskës vetëm një gjë që më ka mbetur peng; është missi më i bukur që kam njohur ndonjëherë.

Françeska: Faleminderit shumë Gazi. Pra nuk qënkam miss shkalla…

Ledioni: Pra që të kuptojmë, Françeska është kjo e 4 ditëve të fundit?

Fran֛eska: Po.

Ledioni: Ajo pjesa tjetër ekziston, por që del në rrethana… Në trysni e sipër…

Françeska: Ajo është Françeska që ka qenë në lojë. Në situatën që u përballa, në situatën që ishte aktuale në shtëpi, pra ose do të përshtateshe ose do dilje.

Arbri: Kush e fiton Big Brother?

Françeska: Unë personalisht shoh ‘kokë më kokë’ Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al