8 Qershor, 2021

“I thanë mamit që është gjysmë maloke”- Fjoralba Ponari rrëfen periudhën e vështirë kur e paragjykonin për shkak të prejardhjes nga veriu: E kam të skalitur në kujtesë kur…


Fjoralba Ponari ka treguar së fundmi se është bullizuar shumë gjatë fëmijërisë për shkak se ishte nga veriu i Shqipërisë.

fjoralba ponari (2)

Moderatorja iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të saj në Instastory dhe njëra prej tyre i drejtoi pikërisht këtë pyetje: “A të kanë paragjykuar për faktin që je veriore, se vajzën time e ngacmojnë shumë në shkollë?”.

fjoralba ponari (1)

Këngëtarja pranoi se jo vetëm shokët e shoqet, por edhe mësuesit e kanë bërë diçka të tillë.

fjoralba ponari (5)

“Për fat të keq po! Kam kujtime jo të mira, sidomos nga 9-vjeçarja, dhe në mënyrë të veçantë nga mësuesja e kimisë, e cila fëmijët veriorë (ku bëja pjesë dhe unë) i ofendonte e i trajtonte me një përbuzje çnjerëzore.

fjoralba ponari (8)

Mbaj mend, kur mamaja ime erdhi që të ballafaqohej me të për qëndrimin që kishte ndaj meje… përgjigjen e saj (pasi kuptoi që ime më nuk ishte veriore) e kam të skalitur në kujtesë që shprehimisht i tha: ‘Po ti duhej të më thoje që është gjysmë maloke (jo malësore) vajza, se dhe e zgjidhnim ndryshe!’

fjoralba ponari (9)

Megjithatë, injoranca dhe përbuzja, jo e saj, por e askujt, nuk më ka penguar kurrë që të luftoj drejt së ardhmes time dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe vajza jote!”,- përfundoi Fjoralba.

fjoralba ponari (8)

fjoralba ponari (5) fjoralba ponari (7) fjoralba ponari (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al