Eliza Hoxha është ndër këngëtaret me një karrierë të konsoliduar dhe me prurje mjaft interesante muzikore. Këngëtarja ka pasur publikime periodike duke mos ndenjur larg skenës shqiptare. Por ditët e fundit një lajmi cili ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe mediat online e ka shqetësuar atë dhe e ka bërë të reagojë fuqishëm. Në artikullin e publikuar ditën e djeshme nga disa media online shkruhej se këngëtarja “është plakur shumë” . Përmes një statusi në Facebook, ajo është shprehur se në këtë moshë normalisht që nuk mund të pretendojë të duket si 18-vjeçare pasi kjo është idiotësi.
Statusi i Elizës:
“Hahaha puna e budalles… “Njeri’ s’plaket kur vjen mosha, njeri’ plaket kur don vet”… Qe besa sot edhe rinohet kur don vet…Ky presioni mbi gratë në moshë të mesme me u duke a me u bo kukulla 18 vjeqe është mani idiotike…Hajt tash qarkulloni… “Unë jam kjo që jam, dhe nuk matem më çfarë kam” – thotë një këngë e imja… ende e padëgjuar.Ndryshimi është e vërteta jonë e vetme… Ama jo ai artificial…”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al