10 Shtator, 2024

“I thërrisja Lali!” Motra e Agim Doçit ndan detaje nga marrëdhënia me vëllain e ndjerë/ Kush ishte pengu i poetit


Motra e poetit Agim Doçit, Teuta Doçi mes emocionesh ka ndarë detaje nga lidhja me vëllanë e saj të ndjerë dhe shkrimtarin e njohur shqiptar. Ajo tregoi se çdo natë fliste në telefon me Agimin para se ai të ndërronte jetë.

“Kjo kohë është e mbushur me dhimbje, por dhe me shumë mall. Mua më duket sikur dhe tani që jemi bashkë mund t’a marrë në telefon. Unë dhe Agimi kishim një telefonatë të përnatëshme, nëse ishte verë telefonata ishte në orën tetë të pasdites, ndërsa në dimër në shtatë të pasdites. Agimi, duke qenë dhe 16 vjeç më i madh se unë ka qenë si prindër i dytë për mua.

Ndër të tjera Teuta është shprehur se poeti ka qenë mbështetës dhe gjithmonë tolerant ndaj saj.

Ka qenë mbështetësi dhe shumë tolerant me mua. Për Agimin vazhdon dhe postohet në rrjetet sociale. Mungesa është shumë e madhe. Unë mendoja se me ikjen e prinderve, sidomos të nënës nuk do ndjeja më dhimbje, por ikja e Agimit ishte shumë e vështirë. Agimit i thërrisja Lali dhe ka Lali dhe kam qenë shumë e përkëdhelur. Në takim me prindërit, kur unë isha në gjimnaz vinte gjithmonë Agimi”, tha Doçi në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Teuta po ashtu, tregoi pengun më të madh të Agim Doçit. Ajo tha se ai dëshirontë të kishte një emision të tij në television.

“RTSH ishte një institucion që duhej të vetëofrohej nëse do dëshironim të bënim një homazh, por kjo nuk ndodhi. Detyrimin që patën nuk e bërën, por s’ka problem. Agimi ka shkruar shumë tekste të bukura. Unë kujtoj gjithmonë këngën e parë. Pastaj kënga “E duam Lumturinë” që u bë ikonike. Ai kishte shumë dëshirë të kishte një emision të tij në televizon për këngët. E ka pasur shumë dëshirë. Donte një emison që t’a drejtonte dhe t’a moderonte vet”, tha ajo.

Kujtojmë se zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të mijëra këngëve shqipe, të qindra këngëve për Kosovën, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri në 24 qershor. Poeti mbylli sytë sot në moshën 76-vjeçare në reanimacionin e Shërbimit të Neurologjisë në QSUT ku ndodhej i shtruar prej 22 qershorit pasi pësoi hemoragji cerebrale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al