21 Nëntor, 2024

“I thoja shoqes së ngushtë “gjuaje” se është një yll”- Rrëfimi i rrallë i Olta Gixharit për njohjen me partnerin: Nuk e mendoja se do më donte! Aktorja zbulon se ku e mori propozimin për martesë


Aktorja e njohur Olta Gixhari e ftuar së fundmi në një intervistë, ka rrëfyer për herë të parë sesi lindi dashuria mes saj bashkëshortit, Dorit.

Ajo ka treguar se kur e ka takuar në fillim e ka pëlqyer shumë, por nuk e kishte menduar kurrë se ai mund ta donte pasi është shprehur se i thonte shoqes së saj tv ngushtë të lidhje me të.

olta gixhari

Ka qenë dashuri me shikim të parë por nga ana ime, kam menduar se ky kurrë nuk do më dojë mua. Ai ishte shumë i përmbajtur, ishte shumë serioz, nuk i lëshonte fjalët kot si puna ime. Thoja që ky nuk do më dojë kurrë mua, ky do një gocë si vetja vet që ishte shoqja ime e ngushtë që e kisha ngjitur dhe i thoja gjuaje se është një yll,” ka treguar Olta.

olta gixhari

Më pas ajo ka shtuar se dashuria mes tyre ka ardhur krejt spontanisht derisa mori edhe propozimin e shumëpritur nga partneri per t’u bërë gruaja e tij.

Gjithmonë kam ëndërruar që të jetë spontane marrëdhënia që do më vi mua, dhe ashtu ndodhi. Ai nuk shprehu interes thjesht duke u parë në sy ndodhi një shkëndijë shumë e fortë.

Teksa u pyet nga moderatorja nëse ka pasur një propozim nga Dori, Olta u përgjigj se “ka pasur” duke shtuar se ka ndodhur në Romë.

Ndërsa aktorja ka treguar se dyshja akoma nuk janë celebruar edhe pse kanë dy feëmijë, ajo ka theksuar se do e donte një dasëm pasi i pëlqen të vishet me fustan të bardhë.

“Kam qejf ta bëj një dasëm, kam qejf të vesh fustanin,” tha ish-banorja e Big Brother Vip.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al