9 Shkurt, 2024

“Ia kemi vendos edhe emrin”- Banori i “Big Brother VIP 3” së shpejti baba, zbulon për herë të parë gjininë e bebit


Konkurenti më i ri që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” Endrik Beba ka treguar se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë.

Teksa po bisedonte me disa nga banorët, këngëtari zbuloi se partnerja e tij është 5 muajshe shtatzënë, ndërsa tha që e vogla e tij është vajzë.

Më tej Endriku tha se ai dhe e dashura e tij ia kanë zgjedhur emrin për të voglën e tyre, por nuk mundet që ta tregojë pasi partnerja nuk e lejon.

Tani e kam një çikë më të vështirë situatën se ajo po përjeton vetëm një gjë shumë të madhe. Po presimn një gocë ne, është në muajin e pestë. Sa ka filluar që ta ndjejë bebin, dhe prandaj kam kërkuar dy jastekë sepse e mbaj dorën tek barku i Kleas, se lëshoj asnjë moment. Ia kemi vendosur edhe emrin, por më ka detyruar Klea që mos ta them”– tha Endriku.

Kujtojmë që Endriku ndan një djalë 7-vjeçar, Liam me ish-bashkëshorten e tij Redina.

Këngëtari në klipin e tij prezantues ka treguar se është ish i dashuri i njërës nga banoret, duke mos treguar emrin e vajzës, megjithëse u kuptua se ajo është Sara Gjordeni e cila kohët e fundit ka nisur një romancë brenda shtëpisë me Bardhin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al